Ftesa e Bashës për tryezë, ky është vendimi i fundit i Kryemadhit

Oct 17, 2017 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një dalje për media është shprehur se Sajmir Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar.

kryemadhi

Ndërsa nga ana tjerë Kryemadhi është shprehur se lufta kundër krimit është ajo që e bashkon LSI-në me partitë e tjera opozitare.

“Situata më ë rëndë që jemi gjendur. Shqiptarët ndihen më të rrezikuar se kurrë.

Shteti Rama ka kompromentuar jo vetëm policinë por edhe politikën. Përballë këtij momenti shqiptarët janë bashkë. LSI është me frontin qytetar në çdo rrugë. Tahiri është një nga hallkat e krimit por janë shumë të tjera që lidhin kryeministrin. Janë hallkat e krimit dhe oligarkëve të cilët pastrojnë paratë. Kemi pika të ndryshme me PD por pika q ë na lidh është lufta e krimit. Ky është vullneti ynë dhe ne do ta çojmë deri në fund. Do ta bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Mbështes qëndrimin e kreut të PD-së Basha dhe i bashkohem tryezës së thirrur prej tij”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura