“Fshiu” Ikardin nga fusha e lojës, ja arsyeja pse Juventusi e la të lirë Kaldarën

Aug 21, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Po sikur të jetë Xhanxhakomo Manjani “Matia Kaldara i ri” dhe arsyeja pse Juventusi ia shiti Milanit ish-atalantinin? Të dielën në mbrëmje, mbrojtësi “fshiu” nga fusha e lojës atë që pritej të ishte një dyshe e frikshme si Mauro Ikardi-Lautaro Martinez, me një paraqitje magjike në debutimin e tij në Serinë A.

xhanxhakomo manjani

I gjatë 190 centimetra dhe një futbollist i datëlindjes 1995, qendërmbrojtësi mëngjarash duket se është “diamanti” i radhës që Juventusi do t’i shtojë skuadrës në vitet në vazhdim, duke qenë se ka investuar 5 milionë euro tek ai për ta blerë te Peruxha që vjet dhe për t’ia shitur Sasuolos definitivisht kartonin, por duke ruajtur të drejtën e blerjes për 12 milionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura