FSHF vendos për kampionatin, ja kur rikthehet në fushë Superiorja

Nov 30, 2019 | 13:21
SHPËRNDAJE

Pas tërmetit që goditi vendin tonë dhe solli pasoja katastrofike, të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, që ishin të programuara të luheshin në datat 29-30 nëntor, u shtyn.

Kategoria Superiore

FSHF tashmë ka vendosur se kur do të luhet kjo javë dhe kur Superiorja do të zbresë në fushë.

Kështu, Federara ka vendosur zyrtarisht se java e 14-të, do të luhet në datat 7 dhe 8 dhjetor.

Për ndeshjet e javës së ardhshme, do të ketë një njoftim të dytë.

Ja ndeshjet dhe oraret e tyre:

E shtunë 7 dhjetor:

Tirana –Kukësi 16:30

Luftëtari-Vllaznia 13:30

Bylis-Partizani 13:30

E dielë 8 dhjetor:

Laçi-Flamurtari 13:30

Teuta-Skënderbeu 16:30

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura