FSHF u përgjigje tifozëve: Ja roli ynë për biletat në “Francë 2016”

Jan 15, 2016 | 21:44
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit në një reagim zyrtar ka sqaruar rolin e saj për biletat për ndjekjen e kombëtares në Kampionatin Evropian të Futbollit “Francë 2016”.

Grupi “Tifozët Kuqezi” akuzon FSHF-në se po bën pazar me biletat, pasi atyre nuk u është dhënë asnjë biletë. Për të përfituar u është kërkuar të regjistrohen në “Klubin e Tifozëve të Kombëtares”.

albania

Reagimi i FSHF-së:

Të nderuar anëtarë të TKZ!

Në vijim te kërkesës tuaj per t’u pajisur me bileta në grup, për ndeshjet e kombetares ne France 2016 (direkt nga FSHF),  ju bejme me dije  se kjo eshte një procedurë e pamundur. UEFA, si organizuese eksluzive e Turneut France 2016, ka vendosur rregullat dhe mënyrën e shpërndarjes së biletave nëpërmjet portalit on line,UEFA.com.

Kjo proçedurë është e padryshueshme dhe e vendosur nga organizatorët e aktivitetit.

FSHF si te gjithe federatat e tjera pjesmarrese ne Francë 2016 nuk  disponon dhe administron  ne menyre te drejteperdrejte bileta, për ndeshjet e kombëtares sonë, në France 2016. Rregullorja e UEFA-s, për këtë aktivitet,  parashikon shitjen individuale “ Vetëm”,  nëpërmjet portalit, on-line te UEFA-s.

Por ndërkohë rregullat  e UEFA-s japin mundësi e prioritete, për t’u pajisur me bileta vetem per ato individe qe jane te regjistruar ne klubet zyrtare te federatave perkatese.  Eshte kjo nje nga arsyet qe FSHF se fundmi  promovoi Klubin “Tifozet e Kombetares”, i cili është i hapur per te gjithe, për t’u regjistruar dhe per t’u bere pjese e mbeshtetjes maksimale per ekipin tone kombetar.

Besojmë dhe shpresojmë se është e qartë qe, anëtarësimi në “Klubin e Tifozëve të Kombetares” të iniciuar dhe krijuar nga FSHF, nuk cënon invidualitetin e asnjë grupimi tifozerie. Përkundrazi, FSHF synon që nëpërmjet, këtij bashkimi, të sjellë sa më shumë risi dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare të futbollit.

FSHF, si Institucion,  përfiton nga rasti, per t’ju ftuar edhe nëherë të regjistroheni në këtë klub, miqsh. Sepse Klubi i Tifozëve të Kombëtares, është thjesht një klub me një listë të identifikuar anëtarësh në shërbim  të të gjithë tifozëve. Ai do të funksionojë,  për t’i krijuar anëtarëve,  lehtesira dhe avantazhe për të ndjekur dhe mbështetur kombëtaren tonë në “Francë 2016”, dhe më tej.

Duke e mirëkuptuar dëshirën tuaj të sinqerte dhe të zjarrtë për të mbështetur djemtë e kombëtares sonë në këte ngjarje historike, për futbollin shqiptar, kërkojmë gjithashtu të  mirëkuptoni  që FSHF e ka të pamundur, të ndryshojë rregullat dhe kriteret e UEFA-s për shpërndarjen e biletave.

FSHF, ka vlerësuar maksimalisht dhe është mirënjohëse për mbështetjen  dhe kontributin që i është dhënë ekipit kombëtar,  nga ana e grupimit të tifozëve TKZ nder vite.

Institucioni i futbollit shqiptar, ka qene gjithmonë i gatshëm per t’ju pergjigjur kërkesave tuaja, jo vetëm si një obligim moral për kontributin tuaj të pazëvendesushëm. Por si nje detyrim midis partneresh qe punojne per te njejtin qellim.

Me respekt,

Federata Shqiptare e Futbollit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura