FSHF qetëson serbët, Shulku: Ballisti i dronit nuk do të jetë në stadium

Oct 1, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka folur për rëndësinë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, masat e ndërmarra dhe shitjen e biletave.

“Si asnjëherë më parë, tifozët dhe jo vetëm, por dhe zyrtarë të lartë të institucioneve në Kosovë, Maqedoni dhe jo vetëm kanë shfaqur interes për këtë ndeshje. Mbi 100 mijë kërkesa ka pasur për bileta. Ne jemi munduar që të plotësojmë kërkesat minimale të tyret. 15% e biletave online janë shitur, që i bie rreth 2500 bileta”.

Ilir-Shulku-duke-lexuar-shortin

Në një konferencë për shtyp, ndër të tjera sekretari i FSHF-së theksoi që Ballist Morina, ideatori i dronit të Beogradit nuk do të jetë në stadium.

“Ministria e Brendshme, pra policia e shtetit sëbashku me SHIK-un kanë akses në sistemin online, ku janë shitur biletar, dhe secili prej individëve që ka blerë një të tillë do të kontrollohet më parë nga ato për të marrë aprovimin ose jo të ndjekjes së ndeshjes në stadium. Kjo varet nga ato vetë, pasi personat me precendet penal nuk do të lejohen. Ndërsa përsa i përket Ballist Morinës me 100% i sigurtë që ai nuk do të jetë në stadium”.

Tre oficerë të sigurisë së UEFA-s dot të jenë të pranishëm në stadium sëbashku me sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Xhani Infantino, por për këtë të fundit akoma nuk është e sigurt- pohoi Shulku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura