FSHF nxjerr në shitje biletat për Francën, ja çmimet

May 22, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

Po afrohet data kur kuqezinjtë do të zbresin në tapetin e blertë dhe tifozët interesohen për të pasur një biletë. Aq më tepër kur ndeshja e radhës është përballë Francës, një kombëtare me shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, përveçse një kombëtare me shumë histori.

Ndeshja e fundit Shqiperi-France

Nga dita e djeshme, FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e 13 qershorit që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kjo është një ndeshje e parashikuar në kalendarin e ndeshjeve të Grupit I, por shërben si një miqësore dhe jo si kualifikuese. Kjo, për vetë faktin se Franca është ekipi pritës i Europianit dhe pjesëmarrja në “Francë 2016” është e garantuar.

FSHF ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se biletat kanë dalë në shitje në biletaritë pranë stadiumeve “Qemal Stafa” dhe “Elbasan Arena”, si dhe në adresën elektronike të institucionit të futbollit në vend. FSHF ka bërë me dije se biletat janë të pajisura me disa kritere sigurie. Disa prej tyre janë të dukshme me sy të lirë dhe disa të tjera, kontrollohen vetëm elektronikisht në pikat hyrëse të stadiumit “Elbasan Arena”.

Shqipëria është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me pikë të barabarta me Danimarkën e vendit të dytë, por 3 golat e pësuar nga UEFA për rezultatin e dhënë në tavolinë në favor të Serbisë na rendisin pas danezëve.

SHQIPËRI – FRANCË

Sektorët                           Çmimet
Tribunat  C2, G2                 1.000 lekë
Tribunat  C1, C3, G1           1.500 lekë
Tribunat  D, F                      2.000 lekë
Tribuna  E                             3.000 lekë
Tribunat  B1, B5                   6.000 lekë
Tribunat  B2, B4, A1, A4    8.000 lekë
Tribuna  A2, A3, B3           10.000 lekë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura