FSHF në dorë të bashkive, zbulohet kush do të votojë. Si janë balancat PS-PD (Foto)

Jan 16, 2018 | 10:39
SHPËRNDAJE

Gara për kreun e institucionit të futbollit shqiptar nuk po tërheq thjesht vëmendjen e opinionit sportiv, por po bën një jehonë të madhe duke i tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Në Asamblenë Zgjedhore, që do të zhvillohet më 7 shkurt në Durrës, janë zyrtarisht 66 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos.

auto_duka_fino_FSHF_Syri.net1515434973

Të paktën, deri më tani, janë zyrtarizuar vetëm dy kandidatë, por deri më 18 janar klubet kanë të drejtë të bëjnë propozime dhe nuk është çudi që të dalë një tjetër emër në skenë.

Në ditën e nisjes së punimeve për zyrat e reja të FSHF-së në ishkompleksin “Dinamo”, kryeministri Edi Rama deklaroi se distancohet nga zgjedhjet në institucionin e futbollit.

DUKA

Gjithsesi, duke parë anëtarët me të drejtë vote, është e pashmangshme që votimi për kreun e ri të FSHF-së të mos ketë nuanca politike.

Nga një vëzhgim që ka bërë gazeta “Panorama Sport”, rezulton se 61% e klubeve të futbollit me të drejtë vote do të përfaqësohen nga kryetarët e bashkive më 7 shkurt.

bashkimfino

Natyrisht ka edhe disa klube që janë private, teksa prej kohësh janë kthyer në shoqëri aksionere, nga ku bashkitë nuk kanë më shumë se 25% dhe në këto kushte nuk vendosin.

Megjithatë, është fakt se, duke përjashtuar 12 shoqatat, janë plot 33 ekipe në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, që varen totalisht nga bashkitë.

ghgh

18 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste që është në pushtet, ndërsa 7 Partisë Demokratike, 6 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Dukshëm PS-ja ka një dominancë, me skuadra që përfshihen në të gjitha kategoritë, mirëpo diferencën në këto zgjedhje duket se do ta bëjnë kryebashkiakët që përfaqësojnë parti të tjera, që sot janë në opozitë.

Natyrisht, nuk është e thënë që në ditën e zgjedhjeve të jenë prezent të gjithë kryebashkiakët që përfaqësojnë skuadrat, pasi në bazë të statutit, klubet deri më 18 shkurt mund të delegojnë përfaqësues të tjerë, që natyrshëm kanë role drejtuese.

dfddf

Në listën me 66 anëtarë me të drejtë vote, bie në sy fakti, se nga 54 klube, ka prej tyre që nuk janë në aktivitet gjatë sezonit 2017- 2018.

Bëhet fjalë për ekipe si Bilisht Sporti, Pojani, Sukthi, Poliçani, Vlora dhe Himara. Këto të fundit, deri pak vite më parë, kanë milituar në Kategorinë e Dytë, por gjithsesi nuk u ka humbur e drejta e votës.

Më 7 shkurt do të jetë më shumë se një garë, për më tepër që lista e votuesve konfirmon se FSHF mbetet në dorë të kryebashkiakëve, të cilët duke administruar 33 klube, vendosin në njëfarë mënyre presidentin e ri të FSHF-së.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura