FSHF dhe Duka e paditën, Erjon Braçe nuk paraqitet në seancën gjyqësore. Ja çfarë rrezikon

Nov 15, 2018 | 13:01
SHPËRNDAJE

Të shumta kanë qenë akuzat e deputetit socialist Erjon Braçe, në sallën e parlamentit dhe jo vetëm ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Këta të fundit tashmë kanë nisur një betejë ligjore ndaj Braçes.

Brace-Duka

Sipas asaj që shkuan faqja zyrtare në “Facebook” e emisionit “Procesi Sportiv”. Duka e ka paditur deputetin socialist për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Raportohet se Erjon Braçe nuk është paraqitur në seancën e parë gjyqësore të programuar ditën e sotme në orën 12:00. Bëhet fjalë për një gjyq penal, teksa Braçe rrezikon nga gjobë deri bë burg. Akuzat janë ngritur veç nga FSHF e veç nga presidenti Duka.

Më parë në Gjykatë ka përfunduar ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili është akuzuar për shkaktim dëmi moral nga trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi.

Nishani e quajti Panuçin sharlatan, pas disfatës në një ndeshje të ekipit Kombëtar, teksa italiani nuk ka nguruar ta padisë në gjykatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura