Fshehu fletë sharre në çantën me ushqime për vëllain në burg, 38-vjeçari kapet në Lezhë

Jul 31, 2015 | 22:21
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar nga Lezha është arrestuar me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj vëllait të tij të burgosur.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Lezhës njofton se Edi Gjoni, 38 vjeç nga Kallmeti i Madh në Lezhë, u arrestua pasi në çantën e ushqimeve që i kishte dërguar të vëllait të tij në burg, kishte futur edhe dy fletë sharre për arratisjen e tij.

“Arrestimi i tij u bë pasi, duke dërguar çantën me ushqime në burg të vëllait, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Lezhë për veprën penale ”Dhënie ndihmë të burgosurit për largim”,-thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura