Fshati serb pa femra, djemtë kërkojnë vajza shqiptare: Jemi bisha në seks

Dec 13, 2017 | 10:12
SHPËRNDAJE

Në filmin dokumentar “Fshati pa gra”, që ka fituar çmime të ndryshe, protagonistët kryesorë janë vëllezërit Jankovic, banuesit e fundit të fshatit Zabrdje.

Tashmë 30 vjeç, ata vendosin të nisen për në Shqipëri, për të gjetur nuse. Filmi përcjellë përpjekjet qesharake të Zoranit për të gjetur nuse shqiptare dhe të shpëtojë fshatin nga shuarja, shkruan Metro.

Por, vëmendje të posaçme mediatike ka marrë skena ku njëri prej vëllezërve Jankovic flet për aftësitë seksuale të meshkujve në fshat, për dallim nga ata në qytet. Ai vlerëson se meshkujt në qytet janë të dobët, derisa ata në fshat jo.

“Vajzat nuk dëshirojnë të shkojnë në fshat, sepse më së shumti martohen në qytet  edhe pse meshkujt në qytet janë shumë të dobët. Nuk janë të fortë sikur ne. Kur një fshatar të jetë i çlodhur, kur merr një vajzë, “e copëton”. Mendoj në kuptim të seksit, ne jemi shumë më të fortë se sa njerëzit në qytet”, thotë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura