‘Frroku mund të ikë nga Shqipëria’, reagon deputeti: Arratisja, në mendjen e atyre që më kanë cënuar

Mar 24, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

Deputeti Mark Frroku, pas zbardhjes se kerkeses se Prokurorise drejtuar Kuvendit per lejimin e arrestimit te tij dhe deputetit Tom Doshi, ka reaguar permes rrjetit social Facebook duke pergenjeshtruar pretendimet se ai do largohet nga vendi. Kryetari i Partisë Kristiandemokrate, njëherësh deputet, Mark Frroku konsiderohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si person i rrezikshëm për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pasi disponon dy shtetësi.

Statusi i Frrokut ne Facebook

Ja postimi i plote i Frrokut ne Facebook:

Përmes këtyre radhëve dua që të shkurajoj të gjithë gojët e liga se unë Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate paskam rrezik për arratisje, pasi e kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë.

Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cënuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur. Unë i kam hedhur poshtë me neveri të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje dhe tani jam në të drejtën time për tu mbrojtur në të gjitha instancat ligjore, si i zgjedhur dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura