Frroku kërkesë Gjykatës së Lartë: Ndryshoni masën e sigurisë, s’ka prova të reja në 6 muaj

Oct 6, 2015 | 18:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku, i kërkon Gjykatës së Lartë ndryshimin e masës së sigurisë duke pretenduar se pas 6 muajve nga arrestimi i tij, nuk ka prova të reja për vijimin e hetimeve.

Mark Frroku ne pranga
Mark Frroku ne pranga

Avokati i tij Samir Visha ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ pasi sipas tij, nuk ka prova për zgjatjen e afateve të hetimit.

Deputeti kristiandemokrat u arrestua më 26 mars dhe ndodhet në qelinë e burgut në Tiranë. Frroku akuzohet për vrasjen të kryer në shtetin belg.

Aktualisht, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e avokatit të Frrokut më tetë tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura