Fron dhe pritje mbretërore, ish-ekipi surprizon Maradonën

Oct 30, 2019 | 11:05
SHPËRNDAJE

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Pas operimit që bëri para disa muajsh në gju, ai është rikthyer të drejtoj Gimnasian.

2_Maradona-Throne

 Mbrëmjen e djeshme skuadra që po drejton aktualisht u ndesh me ish-ekipin e tij Newells Old Boys, ku luajti për një kohë jo shumë të gjatë.

Për të nderuar dhe respektuar Maradonën, klubi i dhuroi një fron legjendës, i cili e shijoj ndeshjeN i ulur në të. Pritja ishte madhështore për të dhe ai ka mbetur shumë i kënaqur për këtë gjë.

0_Maradona-Throne

Duket se ky fron i solli fat Gimnasias që fitoi bindshëm 0-4 në transfertë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura