Frikë për vrasje e sulm terrorist/ Si do mbrohet Trump gjatë vizitës në Britani, gati mbi 10 mijë policë

Jun 24, 2018 | 12:57
SHPËRNDAJE

Mbi 10,000 policë do të angazhohen per te mbrojtur presidentin e SHBA Donald Trump nga protesta masive dhe kërcënimi i një sulmi terrorist kur ai te vizitoje Britaninë muajin e ardhshëm.

Qindra furgone dhe efektive do të dalin në rrugë për të ndaluar tubimet e planifikuara dhe marshimet që pritet te kthehen të dhunshme, veçanërisht kur ndeshen me mbështetësit e presidentit amerikan.

Daily Mail zbulon se ne kuader te masave po pergatitet dhe trajnohen oficerët e armatosur të elitës kundër-terrorizmit, që trajnohen pranë SAS-it do të jenë gjithashtu të vëmendshëm në rast të një sulmi terrorist, ndërsa 40 makina të policisë dhe motoçiklistë janë kërkuar qe sa herë që Trump te jete ne rruge, te jene gati ta mbarojne ate ne cdo rast.

Kryekomandantët kanë anuluar ditët e pushimit dhe u kanë thënë oficerëve të përgatiten për t’u dërguar qindra kilometra larg shtëpisë për të ndihmuar në zonat që presidenti do të vizitojë, nën atë që është koduar me emrin Operacioni i shumëfishtë.

5 4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura