Frikë për arratisjen jashtë vendit, Saimir Tahirit i bllokohet pasaporta

Oct 19, 2017 | 15:14
SHPËRNDAJE

Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i është bllokuar pasaporta prej ditës së djeshme. Burime për “Panorama’ bëjnë me dije se për shkak të hetimeve për dosjen e Habilajve ku rezulton i përmendur edhe vetë ministri në  përgjimeve e bëra nga drejtësia italiane, Tahirit i është bllokuar pasaporta.

Tahiri12

Po ashtu partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar të mbahet nën vëzhgim nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të ish-Ministrit të Brendshëm jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura