Frikë për Antonio Konten, trajneri operohet me urgjencë në Torino

Feb 1, 2023 | 18:58
SHPËRNDAJE

Antonio Konte do të operohet për probleme shëndetësore. Ky ka qenë lajmërimi i papritur i klubit të Totenhem, i cili bëri të ditur se trajneri italian kishte kaluar probleme shëndetësore në ditët e fundit.

konte

“Antoni Konte ka vuajtur kohët e fundit dhimbje të forta abdominale. Në vijimin e një diagnostikimi, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas periudhës së nevojshme të riaftësimit’, ishte njoftimi i Totenhemit rreth situatës së trajnerit italian.

Konte kishte udhëtuar drejt Italisë për të takuar familjen e tij pas fitores së skuadrës në Kupën FA, por kjo situatë e papritur e ka detyruar të ndryshojë planet dhe të mos kthehet në Angli. Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet në Torino, ndërsa ai pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshëm të Totenhem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura