Frikë nga terrorizmi në Shqipëri? 34 persona nën hetim nga Prokuroria për…

Oct 19, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

34 persona janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si të dyshuar se financojnë terrorizmin. Këta shtetas janë persona të cilët janë kthyer nga zonat e konfliktit ne Siri dhe Irak ose indivdë të lidhur me ta.

Krimet-erenda

Personat nën hetim kishin ngritur nje skëmë për të trasferuar para në vende të ndryshme të Europës me anë të bankave dhe agjencive për transferimin e parave. Paratë tërhiqeshin nga të tjerë individë në këto vende. Ata janë identifikuar dhe po punohet ngushtë me disa shtete për të mësuar destinacionin përfundimtar të parave. Hetuesit shqiptarë deri në këto momente nuk mund të konfirmojnë nëse paratë shkojnë në Siri apo Irak, por janë të bindur se ato po përdoren për të financuar terrorizmin.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo ndaluar. Për nevojë të hetimit, nga bankat e niveleve të dyta dhe agjencitë e transferimit të parave po merren të gjithë të dhënat dhe veprimet që kanë kryer këta persona. Hetimi i autoriteteve shqiptare ndaj terrorizmit vjen pasi aksioneve kundër këtij fenomeni. Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luften siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe femijë.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura