Frikë nga një grusht shteti? Ish-ministri brazilian: Bolsonaro nuk do të bëj asnjë lëvizje të tillë

Oct 2, 2022 | 23:16
SHPËRNDAJE

Ndërsa Presidenti Bolsonaro pretendon se sistemi i votimit mund të jetë manipuluar kundër tij, shumë brazilianë frikësohen nëse ai mund t’i bëjë thirrje ushtrisë për ta ndihmuar atë të qëndrojë në pushtet nëse humbet këto zgjedhje.

okok

Por ish-ministri i Jashtëm i Bolsonaro, Ernesto Araújo ka deklaruar për BBC se ai mendon se këto janë të tepruara.

“Nuk ka asnjë shans për asnjë lloj ndryshimi në procesin demokratik,” tha ai. “Ushtria nuk po planifikon asgjë.”

Ish-ministri i Jashtëm i kandidatit tjetër për President, Luiz Inácio Lula, Celso Amorim tha se ishte dakord.

“Unë nuk mendoj se [Bolsonaro] do të ketë mbështetje për një grusht shteti apo diçka të tillë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura