“Frikë aspak, kujdes shumë!”- Kryeministri Rama shpërndan postimin e Donald Trump: Mendojeni pak, një fakt për të mos humbur qetësinë

Mar 9, 2020 | 17:53
SHPËRNDAJE

Duke shpërndarë një postim të Presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri Edi Rama, bën apel për më shumë kujdes dhe më pak panik.

edi rama

Kreu i Shtëpisë së Bardhë jep një statistikë për numrin e personave që vdekjen çdo vit nga gripi i zakonshëm ku shifra shkon deri në 70 mijë të vdekur.

Postimi i plotë i Ramës:

FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË!

Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”

87848690_10157509415001523_8269050812152414208_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura