Frika për një komplot me bombë, Franca thirrje diplomatëve e zyrtarëve: Shmangni udhëtimet në Iran. Ja përgjigja që vjen

Aug 29, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Teksa veprimet e Iranit po rrisin tensionet mes saj dhe SHBA, së fundmi, Franca u ka bërë thirrje diplomatëve të saj dhe zyrtarëve të ministrisë së jashtme që të shtyjnë për një kohë të pacaktuar të gjitha udhëtimet jo thelbësore në Iran, e arsyetimi i saj përmend frikën ndaj një komploti me bombë dhe një forcim të qëndrimit të Teheranit ndaj ketij shteti.

385E7444-2B80-480E-B255-46101E378850_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Memoja përmend një komplot të fshehtë për të bombarduar një tubim të mbajtur nga një grup opozitar iranian në afërsi të Parisit, ku mori pjesë avokati i Trump, Rudy Giuliani, si një shenjë e qëndrimit më agresiv të Teheranit ndaj Francës.

“Sjellja e autoriteteve iraniane sugjeron një ngurtësim të pozitës së tyre përballë vendit tonë, si dhe ndaj disa prej aleatëve tanë”, shkroi Maurice Gourdault-Montagne, sekretari i përgjithshëm i ministrisë në njoftimin e datës 20 gusht.

“Duke pasur parasysh rreziqet e njohura të sigurisë, të gjithë zyrtarët e departamenteve, qoftë nga selitë apo postet (jashtë shtetit), duhet të shtyjnë deri në një njoftim të mëtejshëm, me përjashtim të punëve urgjente, çdo plan udhëtimi në Iran”, shtoi Gourdault-Montagne.

Sakaq, ne oret e fundit, Irani ka kercenuar duke thene se do të vijoje me prezencën ushtarake në Siri, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për tërheqje të trupave, ka thënë një degë e ushtrisë iraniane në Damask.

“Prezenca e vazhdueshme e këshilltarëve iranianë në Siri, është pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak në mes të Teheranit dhe Damaskut” që është nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së të dyja vendeve vikendin e kaluar, ka thënë gjenerali, Abolqasem Alinejad, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve.

“Irani do t’i ndihmojë Sirisë në pastrimin e zonave të minuara në pjesë të ndryshme të shtetit, dhe në rindëritimin e zonave ushtarake që janë dëmtuar në luftë”, ka thënë Alinejad.

Trupat e Gardës Revolucione të Iranit kanë dërguar armë dhe mijëra luftëtarë në Siri, në ndihmë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës shtatëvjeçare me rebelët sunitë.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka përsëritur javën e kaluar thirrjen e Uashingtonit për tërheqje të trupave të Iranit nga Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ekonomike kundër Iranit, pjesërisht edhe për ndërhyrjen e këtij vendi në Siri dhe Jemen, si dhe për programin bërthamor dhe atë raketor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura