Frika për klane, mbledhje urgjente tek Tirana. Ze Maria kërkon bashkim

Sep 12, 2018 | 9:40
SHPËRNDAJE

Hoze Marselo Ferreira kërkon bashkimin e skuadrës. Pas humbjes në kampionat dhe rezultateve skandaloze këtë fillim kampionati, trajneri brazilian i Tiranës kërkon bashkim nga ekipi. Ze Maria ka përfituar nga pragsfida kundër Ilirisë për t’i folur ekipit. Analiza është zhvilluar para stërvitjes së djeshme në “Skënder Halili”.

Trajneri ka kërkuar që i gjithë grupi të bashkohet që Tirana të dalë nga kriza e rezultateve, të cilat janë skandaloze. Sigurisht, edhe pse u ka rënë në qafë disa prej titullarëve, tani kërkon bashkim të grupit, duke lënë pas krahëve problemet që ai vetë ndërton, duke u konfliktuar me futbollistët jashtë fushës së lojës.

tirana

SKEMA – Ze Maria ka vendosur që të ndryshojë modulin e lojës. Skema 3-5-2 nuk i ka pëlqyer trajnerit, duke vënë në jetë një 3-4-3 shumë të vështirë, që shumë pak ekipe e kanë implementuar në historinë e futbollit. Me Ilirinë e Fushë-Krujës do të luajnë për herë të parë katër futbollistë. Bëhet fjalë për Sedat Berishën, Eni Imamin, Shpëtim Moçkën dhe Namdi Oduamadin. Të katër do të jenë në fushën e lojës.

Capture

Për sa i përket mbrojtjes, Berisha, Imami e Turtulli do të përbëjnë prapavijën, me këtë të fundit (Turtullin), i cili ka vetëm dy ditë në stërvitje. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Maveje, Hasani në qendër e dyshja Daja-Hoxhallari nga krahët. Në stol me shumë mundësi do të ulet kapiteni Erando Karabeci dhe Dorian Kërçiku. Në sulm dy krahët do të mbahen nga Oduamadi e Kobina e në qendër të sulmit do të luajë Dejan Blazhevski.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura