Frika nga Rusia/ Britania jep alarmin: Putin, në pragun e Evropës, tani…

Jan 23, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Putini është një ‘rrezik i qartë dhe i pranishëm’ në Britani. Alarmin e ka dhene udhëheqësi i Ushtrisë britanike, qe paralajmëron për fuqinë ushtarake të Rusisë dhe se si po përdor luftën në Siri për të provuar arsenalin e tij të frikshëm

“Vladimir Putin mund të fillojë armiqësitë kundër Perëndimit “më shpejt se ç’presuam”, ka thënë kreu i Ushtrisë.

Duke paralajmëruar aftësitë ushtarake të Rusisë Nick Carter vuri në dukje shkallën e kërcënimit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se Kremlini ishte një ‘rrezik i qartë dhe i pranishëm’ dhe parashikoi se një konflikt do të fillonte me ate qe ata nuk e prisnin.

“Ata nuk janë mijëra kilometra larg, ata janë në pragun e Evropës”, tha ai në një fjalim në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Aftësia e Britanisë për të parandaluar ose për t’iu përgjigjur kërcënimit duhet pare. Ai theksoi me tej se: “Rusia mund të nise armiqësi më shpejt se ç’presuam”.

 

anije britaniku forcat ruse putin putin1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura