Frika nga koronavirusi, lojtarëve bavarezë u ndalohen autografet

| 13:08
SHPËRNDAJE

Teksa në Itali, Seria A, është duke u luajtur pothuajse me dyer të mbyllura për shkak të virusit që ka tmerruar mijëra njerëz, në Gjermani kanë nisur të marrin masat e para. Kështu Bajerni, i cili do të luajë sot në Hofenhaim, ka marrë disa masa paraprake për të shmangur infeksione të mundshme.

Chelsea-Bayern-Munich-Man-Utd-transfer-news-1247309

Lojtarët nuk do të lejohen që para dhe pas ndeshjes të japin autografe apo të takojnë tifozët. Gjithashtu nuk do të lejohen as fotografitë, pasi siç dihet, virusi mund të merret edhe me anë të rrugëve të frymëmarrjes. Në Bundesligë situata është ndryshe pasi deri tani epidemia, ende nuk është përhapur në të gjithë vendin.

Edhe pse ditën e djeshme kishte dyshime se në zonën e Hamburgut, ishin prekur dy persona. Të gjitha ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në prani të tifozëve, si në Bundesligën e parë, edhe në atë të dytë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.