Frika nga infektimi masiv, kombëtarja e njohur me skuadër…paralele

Jun 10, 2021 | 12:16
SHPËRNDAJE

Situata në kombëtaren e Spanjës, pasi u mësuan rastet me COVID të Serxho Busketsit dhe Diego Jorentes është shumë delikate. Nëse pak ditë më parë disa futbollistë ndërprenë pushimet e tyre për të qenë në qendrën stërvitore të gatshëm për t’iu bashkuar ekipit kryesor, paraditen e djeshme doli një tjetër listë.

spanja pjesa e pare

Luis Enrike dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle kanë marrë vendimin për të grumbulluar 11 lojtarë të tjerë të rinj, të cilët do t’i shtohen këtij grupi për të formuar një kombëtare paralele.

Bëhet fjalë për të rinjtë Alvaro Fernandez, Oskar Mingeza, Mark Kukureja, Brian Gil, Huan Miranda, Gonzalo Vijar, Pozo, Brahim Diaz, Zubimendi, Zheremi Pino dhe Havi Puado. Ata luajtën në miqësoren kundër Lituanisë dhe pastaj qëndruan në qendrën stërvitore nën urdhrat e Luis Enrikes.

Ky i fundit dëshiron që t’i ketë të gatshëm në rast se do të ketë shumë raste të tjera me COVID-19. Ky grup futbollistësh do të jetë bashkë me Rodrigo Morenon, Pablo Fornalsin, Karlos Solerin, Brais Mendezin, Raul Albiolin dhe Kepa Arrizabalagën.

Federata Spanjolle njoftoi përmes një komunikate zyrtare që 17 lojtarët do të punojnë në mënyrë të veçuar nga pjesa tjetër e ekipit kryesor.

Në pritje të përgjigjeve apo ndryshimeve të shumta që mund të ndodhin deri në ditën debutuese, ata do të shpresojnë që të kenë fat dhe të marrin ftesën zyrtare për të luajtur në Europian.

Ditën e djeshme këta lojtarë patën stërvitje nën urdhrat e trajnerit Luis Enrike në orën 11 paradite.

Plani – Trajneri i Spanjës ka vendosur që të presë deri në ditën e fundit kapitenin Serxho Buskets, i cili ishte i pari që rezultoi pozitiv me COVID. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Diego Jorenten. Mbetet për t’u parë nëse do të neg ativizohen deri në javën e ardhshme, por kjo është shumë e vështirë.

Pastaj gjithçka do të jetë “bast” i trajnerit, i cili duhet të marrë rrezikun për t’i pasur lojtarët e përzgjedhur në fillim për ndeshjen e dytë. Në fakt ata nuk do të stërviten për shumë kohë. E sigurt është që Europiani nuk ka nisur aspak mirë për kombëtaren e Spanjës.

loj

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura