Frika nga fletëthirrja e SPAK dhe turi në rrethe me demokratët, ja çfarë thotë Sali Berisha: Në mbledhjen e Grupit të PD do shkoj kur të më teket

Sep 10, 2021 | 22:42
SHPËRNDAJE

saliberisha-spak-partiademokratike

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha është futur në parlament i vetëm, duke mbajtur vetëm mandatin e deputetit. Përballë ka dhe presionin amerikan por më herët gjatë ditës së sotme, ai është shprehur se askush nuk mund ta ndalojë të futet në selinë e PD-së.

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha është pyetur nëse pret një mandat arresti nga SPAK.

Ish-kryedemokrati, është shprehur se ai nuk ka asnjë lloj mburoje dhe është i hapur ndaj çfarëdolloj hetimi. Berisha shprehet i bindur se nuk ka asnjë lloj prove që mund ta inkriminoj.

Berisha: Po të kthehesh në bisedën e fundit në këtë studio, ke një deklaratë të tillë. Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjë lloj mburoje për çdo çështje që ka të bëjë me personin tim ose fëmijët e mi, që nga 1990 deri sot. Asnjë. Dhe njëherë e deklaroj. Unë nuk i njoh vetes do të thotë që nuk kam asnjë impression. Jam i hapur për çdo lloj hetimi në tokë. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në boomerang. Provat hyjnë në një process. Me prova të sajuara nuk ecet.

Ndërkohë i pyetur nëse do të bëjë takime me demokratët, Berisha tha se do të nisë një tur takimesh nëpër rrethe me qëllim që të arrihet një referendum për çështje madhore. Gjithashtu i pyetur nëse do të jetë pjesë e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, Berisha u përgjigj “do shkoj kur të më teket.

Pyetje: Do ndërmerrni një akt në gjithë anëtarësinë që presupozon tur tuajin në degët e rretheve?

Berisha: Kudo. Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç rivendosjes së zërit të demokratëve. Qëllimi është të arrijmë në një referendum për një çështje madhore. A do ti të dënosh Sali Berishë? Shumë thjesht: Vendos një ligj në statut dhe votoje ku të thuhet: Personat e shpallur non grata nga SHBA-të nuk mund të jenë në udhëheqjen e parties dhe nuk mund të zgjidhen deputet. Kaq thjeshtë.

Pyetje: Lëvizje për të shkarkuar Bashën?

Berisha: Basha ka përgjegjësi të rëndë dhe duhet të jape llogari para demokratëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura