VIDEO/ “Frekuentonim Kishën Ungjillore”- Pas deklaratës së të mbijetuarës Blerta Josifi, reagon Pastori: Do ishte dështim i besimit nëse të vetëflijuarat…

Jul 6, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

pjimage - 2020-07-06T144948.884

Pas dëshmisë së vajzës së mbijetuar të familjes Josifi, Blerta Josifi, e cila tha se disa vite më parë frekuentonin Kishën Ungjillore, ka reaguar Pastori, Ylli Doçi.

Në një deklaratë për mediat, Doçi tha se nëse të vetëflijuarat në emër të ringjalljes Zhaneta dhe Anisa Josifi, kanë qenë anëtare të Kishës atëherë sipas tij kjo do të ishte dështim i besimit të tyre.

Ylli Doçi thotë se Bibla e dënon vetëvrasjen dhe po të ishte se Kisha Ungjillore do predikonte vetëvrasjen, ky besim nuk do kishte të ardhme.

Ndër të tjera Pastori theksoi se rasti i të vetëflijuarave duhet parë edhe në drejtime të ndryshme, pasi mund të jenë deviacione të vetë njerëzve, për shkak të vështirësive që hasin gjatë jetës.

Nëse kjo familje, këto vajza, kanë qenë dhe janë anëtare të Kishës e kuptojnë veten e tyre ungjillore.  Një ungjillor vjen nga fjala ungjill, që do të thotë lajmi i mirë. Lajmi i mirë është që perëndia na do.  Perëndia na do që dërgoi Jezusin. Ata që besojnë tek ai të kenë faljen e mëkateve. Ky besim është për jetën jo për vdekjen.

Vdekja e Jezusit është sakrifica për njerëzit që ne të jetojmë për jetën e atë që na është dhënë.

Kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, është dështim.

Njerëzit vrasin vetën për shumë arsye. Në ato kanë qenë ungjillore ky është dështim i besimit ungjillor. Bibla e dënon vetëvrasjen. Perëndia nuk na krijoi ne që të marrim jetën. Po të ishte se besimi ungjillor do predikonte vetëvrasjen nuk do kishte të ardhme besimi. Mund të jenë deviacione të njerëzve, por duhen analizuar”, tha Doçi.

LEXO EDHE: 

Shikoni pamjet/ Horrori në Tiranë, dezinfektohet banesa ku u gjetën të vdekura nënë e bijë

“Pas vdekjes së vëllait, zuzarët…”- Kunati rrëfen takimin me Zhaneta Josifin: I fola, por më nxorën nga shtëpia. Do kishim përmbysur pallatin nëse…

Librat “e zinj” në shtëpinë e dy viktimave, sekti që ndiqnin nëna e dy vajzat në “kishën” që hapën nordikët

“Do ishte mirë mos ta kisha parë atë darkë”, flet xhaxhai i vajzave: Ja kush i futi në atë rrugë, Blerta nuk ka hequr dorë nga…

Detaje tronditëse/ Flet e mbijetuara e horrorit në Tiranë: Motra nuk hëngri për 52 ditë, e pushtuan demonët. Para se të vdiste mami u ul në gjunjë dhe…

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura