Frashëri: Kamzën nuk e tremb asnjë kundërshtar, ja cili është pengu ynë këtë sezon

Feb 24, 2018 | 16:18
SHPËRNDAJE

Erlis Frashëri, edhe pse një mbrojtës, u shpall lojtari i ndeshjes mes Lushnjës e Kamzës, pasi dha edhe 2 asist në 2 golat e kamzalinjve.

2 asist në 2 gola. Mbrojtës I krahut të djathtë. E shkuara si sulmues

E vërtetë, çdo ndeshje e marrim si një finale. Sot kemi bërë shumë mirë në Lushnjë.

Fitorja ju largon nga fundi. Jeni të aftë për të konkuruar në Europë?

Ne çdo ndeshje e quajmë si finale, si me Lushnjën si me Skënderbeun. Ne duam të bëjmë më të mirën. Objektivi jonë është të qëndrojmë në Superligë, për më vonë do shohim.

frasheri

Ndeshja më e vështirë këtë sezon?

Ndeshja me Skënderbeun nga ka ngelur pak peng, pasi po fitonim dhe u mundëm. Por, me këtë tre pikësh mendoj se e kemi kaluar.

Autogoli me Teutën…

Kjo I ndodh çdo futbollisti. Do japim përsëri maksimumin të marrim 3 pikët.

Jeni të fokusuar tek lufta për mbijetesë. Kush ju tremb, Teuta, Vllaznia apo Luftëtari?

Ne na tremb vetëm vetja jonë. Do vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund. Grupi është këtu, stafi po. Presidenti dhe Kryetari I Bashkisë po na qëndron afër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura