Francken: S’ka azil për kosovarët në Belgjikë

Mar 4, 2015 | 8:48
SHPËRNDAJE

Numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova nuk është sinjal i mirë për procesin e liberalizimit të vizave, ka thënë sekretari i Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken.

Theo Francken

Belgu që ka nisur një fushatë në Kosovë, për parandalimin e migrimit ilegal ka thënë se vendi i tij të gjitha kërkesat për azil do t’i refuzojë.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Francken ka theksuar se kthimi i rregullt i të refuzuarve bëhet në procedurë të përshpejtuar, në mënyrë që qytetarët të mos kalojnë në peripeci të panevojshme të pritjes dhe ankthit që e përjetojnë deri sa e presin rezultatin përfundimtar.

Francken ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE, krijimin e Gjykatës Speciale dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura