Francezët mësojnë himnin shqiptar: Këndojeni me zë të lartë (VIDEO)

Jun 15, 2016 | 18:20
SHPËRNDAJE

Francezët pritet të nderojnë Himnin e Flamurit në ndeshjen Francë-Shqipëri që do të luhet sot në mbrëmje në Marsejë.

Prestigjiozja franceze “Lequipe.fr” ka publikuar një video në të cilin këndohet himni shqiptar, ndërsa teksti shfaqet i përkthyer në frëngjisht.

“Ky himn është krenaria e shqiptarëve dhe më e pakta që Franca mund të bëjë si vend organizator në Europian është të nderojë kundërshtarin e saj.

Gjuha shqipe nuk është një gjuhë e thjesht për t’u mësuar, kështu që ne ju sugjerojmë ta këndoni në formën e karaokes”,-shkruan gazeta franceze, ndërsa publikon në gjuhën e saj edhe strofën e parë të Himnit të Flamurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura