Françeska Jaçe probleme me drejtësinë, në gjyq për shkelje të rregullave të qarkullimit

Oct 9, 2015 | 11:14
SHPËRNDAJE

franceska

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është në telashe me drejtësinë. Ndaj saj është hapur një çështje gjyqësore me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar në nenin 290/1. Çështja me nr. 3912 ndaj Jaçes është regjistruar më datë 22 korrik të këtij viti, dhe ende nuk dihen detajet nëse dosja ndaj saj është hapur për shkak të shpejtësisë në timon, kalimin e semaforit, apo ndalimit nga policët rrugorë në gjendje të dehur.

Çështja po gjykohet nga gjyqtari Artan Gjermeni. Deri tani janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë për shkak të mosparaqitjes së të pandehurës. Nuk dihet nëse Françeska do të jetë prezente në seancën e radhës, më datë 14 tetor, ndërkohë që së fundi e pamë në ekran si moderetore në krah të Bert Dumanit në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”, që u mbajt në Tiranë. Sa i takon jetës private, Jaçe është në një lidhje të konsoliduar me të dashurin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura