Françeska e Big Brother nis jetë të re luksoze pranë një biznesmeni: S’kam nevojë të punoj

Apr 11, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE


Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, po jeton një moment shumë të mirë të jetës, edhe pse ka vendosur të jetë jashtë vëmendjes së publikut.

[portfolio_slideshow]
Udhëtime jashtë vendit, foto duke bërë shopping në dyqanet më të shtrenjta të Europës, darka në restorante luksoze dhe look krejtësisht i ndryshuar, janë të gjitha dëshmi të stilit të ri të jetës së Françeskës, edhe pse është vetëm 21 vjeçe.

Ajo është parë e shoqëruar me mikeshat e saj dhe me një djalë misterioz, që me sa duket nuk ka lidhje me botën e “showbizz”-it, por që ka aq para, sa e bën të ndihet shumë e lumtur dhe ta shijojë jetën në maksimum.

Kjo arsye ka bërë që Françeska të tërhiqet nga jeta e natës, rrjetet sociale, pasi është e zënë me udhëtime dhe standardin e ri të jetës.

Në profilin e saj në Instagram, Françeska poston foto të ndryshme, që dëshmojnë jetën plot shpenzime që po bën dhe udhëtimet e shumta, si ato të fundit në Greqi e Kosovë.

E pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen e ndryshimit të pamjes dhe të rejat nga fronti i ndjenjave, Françeska nuk jep shumë detaje duke u mjaftuar me fjalët: “Hoqa dorë nga puna si menaxhere e një club-i nate, pasi nuk kam nevojë më të punoj. Po shijoj çdo gjë që kam ëndërruar”.

Deri tani përpiqet ta mbajë të fshehtë personin në fjalë, por ne kemi gjetur një foto ku shfaqen duart e tyre dhe ku prezantojnë aksesorët, ai orën e shtrenjtë dhe Françeska një byzylyk me flori të kuq dhe diamantë.

Pas “Big Brother”, Françeska hoqi dorë nga pasioni i saj për t’u marrë me televizion, duke iu dedikuar vetëm fushës së modës.

Fotot e saj të fundit artistike ishin ato të realizuara në malin e Dajtit nga Juxhin Kurti, ku Françeska u shfaq në stilin e Monica Bellucci-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura