Françeska e “Big Brother” del hapur me të dashurin

Jul 26, 2015 | 13:24
SHPËRNDAJE

fr2
“Jam si oksigjeni për të, do e dashuroj deri në fund të jetës”.  Ka shfaqur gjithë anën romantike për historinë e saj të bukur të dashurisë, të cilën po e shijon në maksimum këto kohë. Ish-lojtarja seksi e “Big Brother”, Françeska Jaçe, më në fund ka dalë hapur me të dashurin, me të cilin është duke pushuar në disa vende të Europës, për ta shijuar bukur stinën e nxehtë të verës. Ndalesa më romantike ka qenë në Venecia, qyteti i Italisë në të cilën ka bërë disa foto, duke shkëmbyer puthje me të dashurin. Çdo foto që ka postuar në rrjetet sociale, e ka shoqëruar me një dedikim special, ku mbizotëron fjala “love”.
fr3
Mes sentencave më të bukura që Françeska ka shkruar për këtë histori, mund të veçojmë: “Jam si oksigjeni për të”; “Dashuria është si era, nuk mund ta shohësh, por vetëm mund ta ndjesh”, apo premtime për dashuri të përjetshme të tipit: “Do të dashuroj deri në fund të jetës”. Françeska nuk e fsheh që është në momentet më të mira të jetës, duke u marrë shumë me veten, gjë që duket nga format fizike. Para disa muajsh, Françeska foli vetëm për një histori të bukur, por pa deklaruar kush ishte personi që ajo po shoqërohej.
fr4
Ndërsa tani, pasi lidhja është konsoliduar, ka vendosur të dalë hapur, duke postuar fotot e para çift me të dashurin. Ende nuk kemi shumë detaje për djalin që i ka rrëmbyer zemrën 21-vjeçares, përveç faktit që është biznesmen. Duket se kjo histori ia ka ndryshuar jetën totalisht Françeskës, e cila preferon të mos shfaqet më në ekran, duke iu dedikuar jetës private. Pas “Big Brother”, Françeska vendosi ta linte mënjanë pasionin për televizionin,  duke preferuar të jetë vetëm imazh i botës së modës dhe i seteve “të nxehta” të fotografit Juxhin Kurti.
fr5
fr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura