Rrëzimi i avionit, bashkëpiloti Lubitz i hulumtoi rreth një javë metodat për vetëvrasje (FOTO/VIDEO)

Apr 2, 2015 | 18:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një avion Airbus A320, i kompanisë gjermane Germanwings, që udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf u rrëzua të marten në jug të Francës pranë Digne-les-Bains. Në bordin e avionit ishin 150 persona (144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit), asnjëri nuk mbijetoi. Pas thirrjes së emergjencës, dërguar në orën 10:47, avioni u zhduk nga radari, duke humbur 9.000 metra lartësi mbi nivelin e detit në afro 10 minuta. 

Investiguesit kane zbuluar se Lubitz ka kerkuar teknikat e sigurise se kabines

Bashkëpiloti i dyshuar se e rrëzoi avionin qëllimisht në Alpet franceze, kishte hulumtuar me parë për metodat vetëvrasëse dhe sigurinë e dyerve të kabinës, thanë prokurorët gjermanë. Sipas tyre, kërkimet në internet një javë para rrëzimit u gjetën në kompjuterin tabletë të përdorur nga Andreas Lubitz. Ndërkohë, regjistruesi i “kutise se zezë” te dytë te avionit është riparuar. Ne kohen kur leximet nga çdo instrument shihen si jetike për hetimin mbi aksidentin.

Prokurorët nuk bënë të ditur termat e kërkimit individual në historinë e shfletuesit ne internet, por thane se korrespondenca personale kishte mbështetur konkluzionin se Lubitz kishte përdorur pajisjen në periudhën nga 16-23 mars.

Bazuar në këtë dëshmi, hetuesit thanë se ata besonin që Lubitz e kishte rrëzuar qëllimisht fluturimin 9525, ku 150 persona po udhëtonin nga Barcelona në Duseldorf.

Videoja më e fundit e zonës se përplasje është publikuar nga zyrtarët francezë

Të enjten, Germanwings tha se ishte në dijeni se Lubitz kishte përjetuar depresion ndërsa ai ishte trajnuar për pilot. Lufthansa konfirmoi të martën se ajo e dinte gjashtë vjet më parë se bashkë-piloti kishte vuajtur nga një episod i “depresionit të rëndë ” para se ai të përfundonte trajnimin e tij mbi fluturimin.

Rrëzimi i avionit, hetuesit: Piloti, trajtim për ‘tendeca për vetëvrasje’. Vijon marrja e ADN-ve

 Zhvillimet e datës 31 Mars

Janë zbuluar fotografi nga familja e pilotit që e tregojnë atë se ka qene një fëmijë i lumtur

Ora 18:40

Andreas Lubitz

Andreas Lubitz, kishte marrë trajtim për “tendencë për vetëvrasje”, para se të merrte licencën si pilot, thonë hetuesit.

Ora 16:10

Deri tani janë gjetur 80 mbetje ADN të viktimave.

Ora 10:30 

“Përgatitje për ulje? Shpresojmë … le të shohim”. Piloti Andreas Lubitz mund të dëgjohet duke thënë ‘shpresojmë’ dhe ‘le të shohim’ kur ai po përgatitej për të marrë kontrollin e fluturimit. Siç raporton “Daily Mail”, përgjigjet e tij erdhën vetëm disa çaste para se ai të inkurajonte kapitenin Patrick Sondenheimer për të shkuar në banjë dhe mori kontrollin e fluturimit. 

Ora 10:20

Publikohen foto te pilotit kur ka qene i vogel. Familjaret kane thene se ai ka qene i lumtur ne femijerine e tij.

Fotot e pilotit Andreas Lubitz si një adoleshent (majtas) dhe fëmijë (djathtas)

Ora 08.00 

Hetuesit kanë mbledhur 600 pjesë trupash në vendin ku u rrëzua avioni. Një profesor që po ndihmon në identifikimin e 600 pjesëve të trupit që i përkasin viktimave të “Germanwings” të mbledhura në vendin e rrëzimit të avionit tha se do të përndiqet gjithnjë nga kjo detyrë e zymtë.

Mbetje të trupave të 150 njerëzve po kategorizohen. Shkencëtari më i mirë i mjekësisë ligjore gjermane, Michael Tsokos, ka folur ndërsa u raportua se mbetjet e trupi të Lubitz janë gjetur tashmë.

Hetuesit thanë se në vendngjarje kanë arritur të mbledhin 600 pjesë trupi dhe deri tani kanë izoluar 78 ADN nga mbetjet. Besohet se mbetjet trupore të Lubitz do të ndihmojnë të zbulohet nëse ai përdorte ilaçe dhe me çfarë po mjekohej.

Zhvillimet e datës 29 mars

Zbardhet biseda mes dy pilotëve: Hape derën o njeri i Zotit! Pasagjerët ulërisnin. 

 Ora 08:19

Regjistrime shokuese dalin nga kutia e zezë e avionit te Germanwings, duke zbuluar përpjekjet e dëshpëruara te kapitenit për të thyer kabinën dhe për të rimarrë kontrollin e avionit. Sipas transkripteve të gazetës gjermane “Bild”, kapiteni Patrick Sondheimer bërtiti: ‘Hap derën o njeri i Zotit!’ teksa bashkëpiloti i tij (në foto poshte) e rrezoi qëllimisht avionin mbi Alpe. 

Imazhe te ndryshme nga tragjedia ajrore

Regjistrimi fillon me kapitenin Sondheimer qe i kërkon falje udhëtarëve për një vonesë 26-minuta në Barcelonë, e duke premtuar për të arritur kohën e humbur deri në Dusseldorf.

Në 20 minutat ne vazhdim, Sondheimer bisedon me bashkë-pilotin Andreas Lubitz, i cili i tregon atij se mund të shkojë në tualet në çdo kohë dhe ai do të marrë përsipër kontrollin e avionit, duke vënë në dukje keshtu se piloti nuk ka shkuar në tualet në Barcelonë.

Piloti le dy minuta te kalojne, e atëherë ai i thotë Lubitz: “Mund ta marrësh përsipër.” Ketu degjohet nje tingull i shtyrjes prapra te ndenjeses dhe nje tingull i lehte i kercitjes se derës. Në 10:29 radari i fluturimit monitoron zbrtjen e aeroplanit.

Në 10:30 avioni ka zbritur 316 ft, dhe vetëm një minutë më vonë, ai është 1,800ft. Në 10:32 kontrollorët e trafikut ajror përpiqen të kontaktojnë avionin, por nuk marrin përgjigje. Në aeroplan, sinjali i alarmit automatik tingëllon pothuajse në të njëjtën kohë, sipas regjistruesit te zerit, raporton “Daily Mail”.

Menjëherë pas kësaj ka një zhurmë me zë të lartë, e cila tingëllon si dikush qe eshte duke u përpjekur për të hyrë në kabinë.
“Për hir të Zotit, hap derën! ‘

Në sfond, pasagjerët mund të dëgjohen teksa ulërasin.

Në 10:35 ‘nje gje metalike i bie derës se kabinës’ sipas autoriteteve franceze. Avioni është ende 7,000ft mbi tokë.

Rreth 90 sekonda më vonë ka një mesazh të ri paralajmërimi: ‘Toke!”

Piloti është dëgjuar duke thirrur: ‘! Hape derën o njeri i Zotit’

Në 10:38, me motorët ende duke xhiruar,  avioni është në një kurs veri-lindje mbi Alpet franceze.Frymëmarrje e Lubitz mund të dëgjohet në kabinë, por ai nuk thotë asgjë.

Në 10:40 avioni godet malin me krahun e tij të djathtë. Tingujt e fundit janë më shumë britma nga pasagjerët.

Zhvillimet e datës 28 mars

 Piloti që i mori jetën 150 personave kishte probleme shikimi, i fiksuar pas Alpeve, i ati: Po mbaj peshën e tragjedisë (FOTO/VIDEO)

Piloti që rrëzoi qëllimisht avionin me 150 persona në bord (majtas), kontrolli i banesave të tij (lart-djathtas)dhe pamje nga vendi i rrëzimit të avionit (poshtë-djathtas)

Ora 21:45

Lubitz ishte i fiksuar pas Alpeve franceze. Kur ai kishte qenë fëmijë kishte frekuentuar një klub rrëshqitje vetëm 30 kilometra nga zona e rrezimit. Ai gjithashtu kishte marrë pjesë në fluturime mbi krahinën ku ra avioni dhe se e njihte mirë zonën.

Ora 18:31

“Po mbaj peshën e tragjedisë mbi supet e mia”, kështu ka deklaruar babai i pilotit Andreas Lubitz, i cili theu heshtjen. 

Ora 17:40

Familja e pilotit Patrick Sonderheimer, i cili u përpoq dëshpërimisht për t’u kthyer në kabinën e avionit në momentet e fundit të jetës

Ora 16:31

Një imazh i publikuar sot i pilotit Andreas Lubitz ka ngritur pretendime se 28-vjeçari mund të ketë kërkuar trajtim për probleme me shikimin, deri në momentin që qëllimisht përplasi një aeroplan me pasagjerë në Alpet franceze.

Foto në qendër, 28-vjeçari ‘selfie’ para pasqyrës

Lubitz raportohet se mund të ketë qenë i frikësuar se problemet me sytë mund të vënë në rrezik aftësinë e tij për të vazhduar punën si pilot. Lajmi erdhi pasi policia zbuloi se provat e gjetura në shtëpinë e tij sugjerojnë se ai vuante nga një “sëmundje e rëndë psikosomatike”.

Ora 10:30

Te tjera detaje nga tragjedia ajrore shkaktuar me vullnetin e pilot i cili rezultoi te ishte i cekuilibruar e me probleme psikike. 

“Jam duke planifikuar një akt të rrëqethës që do të mbahet mend përgjithmonë”- shkruan sot ‘Daily Mail’, duke iu referuar deshmise se dhene nga ish-e dashura e pilotit vrases.

Ajo ka treguar se Lubitz i kishte thene asaj se do te bente dicka per te cilen do te prishej sistemi dhe ai vete dhe ajo do te mbaheshin mend gjate. Nderkohe qe kujton se ne nje nga endrrat qe ka pare eshte zgjuar duke uleritur “po shkojmë poshtë”. 

Zvillimet e datës 27 mars 

Ora 21:00 

Një spital gjerman konfirmoi se piloti kishte qenë pacienti i tyre kohët e fundit por mohoi njoftimet se ai trajtohej për depresion. 

Ora 16:42

Kapiteni i dëshpëruar Patrick Sondenheimer u përpoq për të thyer derën e kabinës me një sëpatë. 

Ora 16:40

Ekspertët francezë kanë krijuar simulimin e asaj se çfarë ndodhi në aeroplanin Airbus-320. Simulimi është krijuar në Simulatorin Evropian të fluturimeve.

Ora 14:45

Receta mjekësore tregon se, fanatiku i palestrës, Lubitz s’duhet të kishte qenë në punë në ditën e rrëzimit. Hetuesit konfirmuan sot se 28-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë, por pa dhënë setaje se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Hetimet sugjerojnë se Lubitz kurrë nuk duhet të ishte lejuar në kabinën e Airbus A320 të martën.

Hetimet sugjerojnë se Lubitz kurrë nuk duhet të ishte lejuar në kabinën e Airbus A320 të martën

Ora 14:08

28-vjeçari Andreas Lubitz kishte vetëm 100 orë përvojë në fluturim.

Ora 13:50

Fqinjët e pilotit në Gjermaninë perëndimore nuk gjejnë përgjigje për motivet që e kanë çuar 28-vjeçarin të ndërmerrte një akt të tillë. Ata vetëm përsërisin për mediat gjermane se i riu dukej “një djalë i mirë”.

Ora 13:40

Spekulimet në lidhje me një sëmundje të mundshme të Lubitz shpërthyen pasi dje presidenti i Lufthansa-s, Carsten Spohr, pranoi në një konferencë për shtyp që piloti kishte ndërprerë trajnimin e tij gjashtë vjet më parë dhe kishte shpenzuar disa kohë në pushim mjekësor. Spohr nuk shpjegoi ‘përse-në’, duke cituar si arsye “konfidencialitetin”, por theksoi se piloti i dytë kishte kaluar të gjitha testet. “Ai ishte 100% i aftë për të fluturuar”, përsëriti Spohr.

Ora 13:31 

E përditshmja “Der Spiegel” thekson se dokumentet e gjetura gjatë kërkimeve në banesën e 28-vjeçarit flasin se ai kishte një problem të shëndetit mendor. Duke cituar dokumentat, media gjermane shkruan se piloti vuante nga ‘episode të mëdha depresive’.

Ora 13:20 

28-vjeçari i cili rrëzoi qëllimisht avionin në një mal duke vrarë veten dhe 149 njerëz ua kishte fshehur punëdhënësve sëmundjen e tij, kanë zbuluar sot prokurorët gjermanë.

Pas një kontrolli në banesën e Lubitz në Dusseldorf, hetuesit zbuluan se kishin gjetur të grisura receta mjekësore, të vjetra dhe një të tillë të lëshuar ditën e fatkeqësisë, që i përkisnin 28-vjeçarit.

Prokurorët thanë se ata nuk kanë gjetur asnjë shënim vetëvrasje apo pretendim mbi përgjegjësinë, e se nuk ka prova për një motivim politik ose fetar. 

Ora 12:16

Ja 13 minutat e terrorit para rrëzimit të avionit

Ora 11:51 

Policia bastisi mbrëmë shtëpinë e familjes Lubitz, në një qytet të vogël në veri të Frankfurtit dhe një apartament në Dusseldorf, duke marrë një kompjuter, një laptop dhe sende të tjera. Lubitz kuptohet se ka jetuar në të dyja banesat. 

Kontrolli në banesat e 28-vjeçarit

Mediat e huaja raportojnë sot se Lubitz -i cili kishte punuar për Lufthansa-n si stjuardes gati një vit më parë se të pranohej si bashkë-pilot në fluturim- mund të jetë ngacmuar nga pilotët e tjerë pikërisht mbi pozicionin e tij të mëparshëm.

Një mik i tij tha: ‘Pseudonimi i tij ishte “Tomato Andi”, një referencë për punësimin e tij në të kaluarën si një kamarier fluturimi.

Pas kontrollit në apartamentin e tij, një zëdhënës i policisë tha: “Ne kemi zbuluar një numër gjërash në banesën e tij dhe do të shqyrtojnë dhe kryejmë teste për të parë nëse ato janë të rëndësishme”.

28-vjeçari përplasi qëllimisht me malin avionin

Një mik i 28-vjeçarit i tha “Bild”: “i gjithmonë kishte ambicie të larta, por e ndjente se e konsideronin si ‘të dorës së dytë’ sepse ai kishte qenë një stjuardes”.

Një tjetër i tha “Passauer Neue Presse”: “Ai donte të bëhej një pilot, por ishte i paqëndrueshëm mendërisht”.

Ora 09:39 

Bashkë-piloti i Germanwings, i cili rrëzoi avionin në një mal duke vrarë veten dhe 149 njerëz në bord, kishte marrë këshillim psikiatrik deri në ditën e tragjedisë. Ai kishte vuajtur nga depresioni në vitin 2008.

Gazeta gjermane “Bild” gjithashtu raportoi se ai ishte në mes të një krize me të dashurën e tij, javë para rrëzimit dhe mund të ketë qenë duke luftuar për të përballuar një ndarje të mundshme.

Piloti që rrëzoi qëllimisht avionin, 28-vjeçari po merrte trajtim psikik, po ndahej me të dashurën (FOTO/VIDEO)

Sot në mëngjes u raportua se çifti kishin planifikuar për t’u martuar vitin e ardhshëm.

Zhvillimet e datës 26 mars

Ora 17:21

Prokurorët francezë thanë sot se hetuesit ende nuk kanë fakte që ta lidhin rrëzimin e avionit me terrorizmin, duke shtuar: “Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar një sulm terrorist”.

I pyetur nëse ai besonte se rrëzimi që vrau 150 njerëz ishte rezultat i një vetëvrasje, prokurori Robin tha: “Njerëzit që kryejnë vetëvrasje zakonisht e bëjnë këtë vetëm…Unë nuk e quaj atë një vetëvrasje”.

Ora 15:10 

Prokurorët thanë se Lubitz ‘vullnetarisht’ refuzoi t’i hapte derën kapitenit, i cili mendohet se kishte shkuar në WC, duke nënvizuar se frymëmarrja e 28-vjeçarit ishte normale gjatë gjithë kohës së fundit të fluturimit.

Ora 13:19 

“Bashkë-piloti i avionit ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës para se qëllimisht ta përplaste mjetin me një mal”, kanë shpallur sot zyrtarisht prokurorët francezë. 

Piloti i avionit që u përplas, 28-vjeçari gjerman Andreas Günter Lubitz. Ai ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës para se qëllimisht ta përplaste avionin në një mal

Prokurori francez Brice Robin dha detaje të mëtejshme rrënqethëse për atë se çfarë ka ndodhur, dhjetë minuta në kabinë, para se avioni A320 Airbus të përplasej në Alpet franceze, duke i marrë jetën 150 personave.

Piloti Andreas Günter Lubitz

Duke zbuluar të dhëna të nxjerra nga regjistruesi i kutisë së zezë të avionit, ai tha se bashkë-piloti, i identifikuar si 28-vjeçari gjerman Andreas Günter Lubitz- ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës.

Në këtë pikë, Lubitz ka shkaktuar zbritjen e shpejtë të avionit, diçka që mund të bëhet vetëm me dorë, sipas hetuesve.

Z. Robin tha: “Qëllimi ishte që të shkatërronte aeroplanin. Vdekjet ishin të menjëhershme. Avioni goditi malin në 700 km në orë”.

“Unë nuk mendoj se pasagjerët kanë kuptuar se çfarë po ndodhte deri momentet e fundit sepse në regjistrim dëgjohen britma vetëm në sekondat e fundit”,- vijoi ai.

Policia mban larg median nga shtëpia ku piloti Andreas Lubitz jetonte në Montabaur, Gjermani, pasi u zbulua se ai ishte përgjegjës për vdekjen e 150 njerëzve në bordin e Airbus A320

Kapiteni, i identifikuar nga mediat lokale si një shtetas gjerman babai i fëmijëve, Patrick S, dëgjohet duke kërkuar të futet në kabinë, por ai merr asnjë përgjigje.

Kush ishte piloti qe shkaktoi me dashje tragjedine 

Andreas Guenter Lubitz, me kombesi gjermane, ishte 28 vjec. Punonte per kompanine ajrore Germanwings qe nga shtatori i vitit 2013, dhe numeronte mbi supe 630 ore fluturimi.

Pyetur nga gazetaret per arsyet qe mund te kene shtyre pilotin te denonte me vdekje gjithe pasagjeret, prokurori i Montpellier ka thene se nuk ka asnje pergjigje precize per kete. Fillimisht mesohet se se paku piloti nuk ka qene i klasifikuar si terrorist. Familjaret e pilotit dhe te komandantit jane izoluar, mbahen ne nje zone te rezervuar, larg familjareve te pasagjereve. 

Ne vitin 2013 ai kishte marre edhe certifikaten e ekselences te FAA, organizmit amerikan te sigurise ne fluturim dhe ishte pjese e databazes se gjithe te certifikuarve. 

Ai jetonte me familjen e tij ne Montabaur dhe kishte lidhje me nje vajze me emrin Valeria C. qe prej nje viti.  

 

Ora 09:51 

Terreni i thyer malor dhe akullnajat e vogla do të vonojnë procesin e konfirmimit të viktimave, thotë xhandarmëria franceze. Të mërkurën janë gjetur mbetjet e para të kufomave të viktimave. Misioni për të dërguar trupat e të vdekurve në shtëpi do të jetë shumë i gjatë. “Kjo nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndodhë shpejt”, tha zyrtarja katalanase, Joana Ortega.

“Në momentin e rrëzimit një nga pilotët ishte jashtë kabinës”

Ora 08:00

E perditshmja New York Times shkruan sot se nje nga dy pilotet nuk ishte ne kabinen e pilotimit ne momentin kur avioni nisi te humbiste lartesi. Pas kesaj ai ka tentuar te futet ne kabine por dyert ishin te mbyllura dhe nje gje e tille ishte e pamundur. Ne momentin e rrezimit ishte vetem nje pilot ne komandim. 

“Piloti filloi te trokiste ne dere, por askush nuk i pergjigje”- shkruan gazeta. Nga audio e gjetur ne kutine e zeze degjohen te bertitura dhe trikitje te forta ne dere, aq sa dukej se ajo do te hidhej pertoke. 

Zhvillimet e dates 25 mars  

Ora 22:24 

Disa dhjetra familje priten te enjten pranë skenës se aksidentit tragjik ajror ne Alpet Frabceze, raporton “Le Figaro”.  

Ora 20:58

Një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes miqësore mes Francës dhe Brazilit, të enjten në Stade de France, në kujtim të viktimave të avionit te rrëzuar njoftoi sot Federata franceze e futbollit. 

Ora 20:53

Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se tre amerikanë ishin në bordin e avionit A320, sot kane zbuluar identitetin e dy viktimave.
“Tani për tani, ne mund të konfirmojë vdekjen e dy shtetasve amerikanë, Yvonne Selke dhe Emily Selke. Ne jemi në kontakt me familjet e tyre dhe u shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e 150 udhëtarëve,” thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit.

Njera nga viktimat amerikane

Viktimat jane nënë dhe bije. Emily Selke ishte diplomuar ne Universitetin Drexel në Filadelfia dhe ka punuar në Virxhinia, sipas faqes se internetit Buzzfeed. 

Pamje nga vendi i rrëzimit të avionit

Ora 20:35

Viktimat ishin nga 18 vende. Këto shifra janë bazuar në deklaratat zyrtare të vendeve të ndryshme të interesuara, raporton “Le Figaro”. 

Ja nga cilat vende ishin viktimat

Ora 20:17

Dr Frederic Petitjean, koordinator i ndihmës mjekësore, ishte ndër të parët qe shkoi ne skenën e aksidentit. Ai rrëfen habinë e tij: Zona e rrëzimit ishte vështirë se mund të ishte e besueshme.

Ora 19:45

Kreu i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa njoftoi se dy fluturime me familjet e viktimave do të behen te enjten rreth zonës se aksidentit. Tani për tani, tre ose katër familje janë ne vendin e ngarjes, raporton “Le Figaro”. 

Ora 19:30 

Kerkimi pezullohet per mbremjen e sotme. Hetuesit kanë ndaluar kerkimet e tyre ne zone sonte nga 18:30. Që mbremjen e së martës, pesë xhandarë moren përsipër për të kontrolluar zonën e rrëzimit. 

Ora 19:15

Identifikimi i trupave do jete një proces i kodifikuar, raportojne mediat franceze. Mbeturinat njerëzore janë të shpërndara në tre hektarë tokë. Përveç të ftohtit, eshte edhe veshtiresia e terrenit qe cili komplikon kushtet e punës. 

Ora 18:58 

Nis evakuimi i trupave. Sipas “Le Figaro”, “helikopteri ka nisur evakuimin e trupave të viktimave të aksidentit”, tha një kolonel i xhandarmërisë. 

Ora 18:51

Konfirmohet një amerikan i tretë në mesin e 150 viktimave të avionit te rrëzuar, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ora 18:21

Interpoli ka dërguar një ekip ekspertësh me kërkesë të autoriteteve franceze për të ndihmuar në hetimin e rrëzimit të avionit A320 Airbus. Bazuar në krizën e hetuesve francezë në Paris, ky ekip, fillimisht i përbërë nga katër ekspertë, përfshin ofrimin e mbështetjes për identifikimin e viktimave dhe mbështetje gjuhësore. 

Ora 17:42

Çifti maroken i martuar prej tri ditësh në mesin e viktimave. Një çift i ri maroken, që ishte i martuar vetëm tre ditë me pare ishte në mesin e 150 viktimave të avionit të rrëzuar në Alpet franceze. Kete e ka konfirmuar per mediat një anëtar i familjes se çiftit, raporton “Le Figaro”. 

Ora 17:30 

Zyra e hetimit te aksidenteve zbuloi në një konferencë shtypi, se ishte e mundur për të nxjerrë “skedar audio me të dhëna të përdorshme” nga kutia e zezë e gjetur dje në vendin e aksidentit, edhe pse janë hasur disa vështirësi.

“Duhet te behet një punë e detajuar për të analizuar dhe kuptuar fonogramin”,- tha drejtori i BEA, Rémi Jouty. “Do te duhen disa ditë për të kryer një transkriptim te pare te bisedave te piloteve, dhe disa javë që ky të jetë shumë i saktë”,- vijoi ai. 

Ora 17:00

Hetuesit francezë në konferencë shtypi: 3 grupi investigimi për të mësuar shkaqet e rrëzimit të avionit. Ata thanë se zona ku ka rënë avioni e bën procesin e hetimit shumë të vështirë. Ata publikuan edhe trajektoren e ndjekur nga avioni.

“Eshtë shumë herët që të nxjerrim konkluzione se çfarë ka ndodhur”, thanë hetuesit. 

Trajektorja e avionit, e publikuar nga hetuesit francezë

 

Hetuesit publikojnë trajektoren që ka ndjekur avioni

 

<dl id=”attachment_251013″ class=”wp-caption alignnone” style=”width: 483px;”%3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura