Franca, urdhrin më të lartë Kadaresë: Komandant i Legjionit të Nderit

Jan 1, 2016 | 13:24
SHPËRNDAJE

Një lajm shumë i mirë për kulturën tonë vjen nga Franca. I madhi i letrave shqipe, Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Komendant i Legjionit të Nderit”, vlerësimin më të lartë që jep ky vend.

Ismail Kadare
Ismail Kadare

Lajmin e ka ndare me ndjekësit e tij në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“2016 nis me lajm fantastik: u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Frances. Nderim i madh per Kadarene&Shqiperine”- shkruan ai.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparte në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombetar në France dhe numron 93 mije anetare.

Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura