Franca shtrëngon masat/ 61 orë debat, çfarë u vendos për emigrantët

Apr 23, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Dhoma e Ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracion që është kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues, nderkohe qe të djathët e kanë konsideruar tejet tolerant. Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projekligjin pas 61 orësh debat.

franca dhoma e ulet

BBC raporton se projektligji i miratuar shkurton afatet e aplikimit për azil, dyfishon kohën për të cilën mund të ndalohen emigrantët e paligjshëm dhe paraqet dënim njëvjeçar për hyrjen në Francë në mënyrë të paligjshme.

Partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e kërkimit të azilit. Por figurat e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se masat shkojnë shumë larg. Projektligji u miratua me 228 vota pro, 139 kunder dhe 24 abstenime.

Një anëtar i partisë LREM, Jean-Michel Clément, votoi kundër legjislacionit dhe 14 anëtarë abstenuan.

“Nuk jam i sigurt që po u dërgojmë qytetarëve të botës mesazhin universal që ka qenë gjithmonë parim yni”, tha në një deklaratë ish-socialisti, pas votimit. Ai më vonë njoftoi se do dilte nga grupi parlamentar.

Nga ana tjeter, perfaqesues te te Drejtave te Njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ndikojë negativisht në “azilkërkuesit më të prekshëm, të cilët do të ishin ata që ka shumë të ngjarë të humbasin afatin”.

“Nën maskën e sigurimit të një sistemi më efektiv të azilit, projektligji përfshin një sërë masash që do të pakësonin qasjen në mbrojtje”, tha në një deklaratë drejtori i grupit Bénédicte Jeannerod.

Projektligji është miratur me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron. Dhoma e Lartë dhe Senati do të shqyrtojnë të njëjtin në muajin qershor.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka thënë se masa synon të krijojë “kontrollim më të mirë” të imigrimit. Përmes projekligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura