Franca në alarm, Mbape dëmtohet dy ditë para nisjes së Botërorit

Jun 12, 2018 | 23:19
SHPËRNDAJE

Kylian Mbappe është dëmtuar vetëm pak ditë përpara debutimit në Botëror të Francës në ndeshjen ndaj Australisë.

Sulmuesi i PSG ka lënë përpara kohe stërvitjen e të martës, pasi ka marrë një goditje në kavilje nga Adil Rami.

kylian-mbappe-france-2017_ldjotxqyqlew12rlsj6g0kvx3

“Gjelat” janë në ankth për gjendjen e një prej futbollistëve të saj më të mirë, por vetë Mbappe ka qetësuar popullin francez duke shkruar në Twitter këto fjalë: “Jam mirë, ishte vetëm një goditje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura