Franca merr në 1 janar presidencën e BE-së/ Austria thirrje Brukselit: Jepini Shqipërisë një sinjal të qartë për integrimin në Union

Dec 26, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Ministrja e Austrisë për Evropën Karoline Edtstadler i ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Francës e cila merr presidencën e Unionit në 1 janar, që të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor. Ajo thekson se BE duhet t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një sinjal të qartë politik për integrimin në BE.

AUSTRIA

Ajo vuri në dukje se nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e emigracionit dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta austriake Salzburger Nachrichten. 

Duke iu referuar një vendimi unanim të marrë nga vendet e Bashkimit Evropian në mesin e dhjetorit, Edtstadler shprehet se ky vendim nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja simbolike. Ministrja e Austrisë thekson gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë pë një sinjal të qartë politik.

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik, se ne ndodhemi në planifikimin e të ardhmes së Bashkimit Evropian’, thekson ministrja Edtstadler.

Edtstadler e sheh Francën si vendi që është gati në të gjithë kapacitetin e saj për të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian pavarësisht se zgjedhjet janë në muajin prill.

Megjithatë, sipas Karoline Edtstadler, Franca do ta ketë të vështirë të përfaqësojë të gjitha interesat e Evropës, ku një nga prioritetet e presidencës franceze do të duhet të jetë edhe ajo e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku një vend të rëndësishëm pritet të zërë Ballkani Perëndimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura