Frakturë në gishtat e këmbës, futbollisti i Skënderbeut pothuajse jashtë për sfidën me Flamurtarin

Nov 11, 2018 | 9:09
SHPËRNDAJE

Dejvi Bregu është lojtari i vetëm që shqetëson Skënderbeun në prag të ndeshjes kundër Flamurtarit. Mesfushori vlonjat rrezikon të humbasë takimin kundër kuqezinjve për shkak të një frakture në gishtat e këmbës e pësuar në ndeshjen e kësaj mesjave kundër Laçit.

dejvi bregu

Në të tilla kushte, Dejvi Begu është stërvitur veçmas edhe ditën e djeshme, ndërsa nga stafi mjekësor po bëhet maksimumi për ta rikuperuar lojtarin, në rast se fraktura nuk do të japë shqetësime gjatë ditëve të fundit të përgatitjeve. Edhe në seancën e fundit të zhvilluar në aneksin e stadiumit, Bregu ka punuar veçmas, ndërsa nga mjekët do të pritet deri në mesditën e sotme për të dhënë verdiktin, nëse lojtari do të jetë gati apo jo. Në të kundërt, Shehi duhet që të kthejë kokën nga stoli, atje ku Hoxhaj duket lojtari më i mundshëm për ta zëvendësuar vlonjatin në këtë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura