Fqinjët thirrën policinë se i kujtuan hajdutë, shqiptarët kapen me drogë

Feb 11, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e posedimit, me qëllim trafikun e drogës pasi iu gjet 37 kg heroinë dhe dy kilogramë kokainë. Bëhet fjalë për një 32 e 27 vjeçar, konkretisht Ilirjan Luku e Rezart Sula.

Droga e kapur nga policia italiane
Droga e kapur nga policia italiane

Dy shqiptarët u zbuluan pas një kontrolli të policisë, brenda një godine në Avenue Nazario Sauro me kërkesë të disa banorëve, të cilët kishin raportuar praninë e personave me sjellje të dyshimtë dhe kishin frikë se mos ishin hajdutët.

Pasi panë policinë, dy shqiptarët që po përpiqeshin të transportonin disa qese të mëdha plastike, u përpoqën të largoheshin, por u bllokuan nga agjentët e policisë.

Nga kontrolli i makinës në bodrumin e pallatit, karabinierët gjetën 22,4 kg heroinë dhe një tjetër 12,6 kg, përveç 2 kg heroinë dhe 2 kg kokainë të ndarë veç e veç, gati për t’u shitur.

Të dy pas arrestimit u transferuan në burg në pritje të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura