Fqinjët sherr me thika e sende të forta, zbardhet shkaku. Pas mjekimit në spital përfunduan në komisariat

Aug 10, 2020 | 17:11
SHPËRNDAJE

Duket se sherri midis dy fqinjëve në fshatin Rrëmenj të Pogradecit që përfundoi me të plagosur, ka nisur për shkak të kalimit të njërit prej tyre në tokën e tjetrit.

a6bed0a3-f56d-4b05-b57b-4d7fbc4ea538

“Pse kalon në tokën time”- Mësohet të ketë qenë shkaku kryesor i sherrit që degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe thikave.

Policia sqaron se pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.

Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Sherr me thika, dy persona shkojnë në spital me plagë në kokë e këmbë

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura