FOTO+VIDEO/ Vetëm 5 ditë nga zhvillimi i ndeshjes testuese, shikoni pamjet fantastike të stadiumit “Arena Kombëtare”

Nov 5, 2019 | 19:21
SHPËRNDAJE

Janë duke u zhvilluar punimet e fundit nga impianti modern “Arena Kombëtare” që është ndërtuar në kryeqytet.

Arena Kombetare

Stadiumi do të jetë gati për sfidën ndaj Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor, ndërkohë që ditën e diel, pra në datën 10 nëntor, do të zhvillohet ndeshja testuese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë.

Portat

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa pamje të stadiumit nga dita e sotme, teksa gjithçka duket gati për sfidën testuese dhe më pas inaugurimi i shumëpritur ndaj Francës.


Ndërkohë vazhdon interesi i jashtëzakonshëm në dyqanin zyrtar të “FSHF”-së, për sa i përket biletave për ndeshjen ndaj “gjelave”. Pjesëmarrje rekord, në ditën historike të inaugurimit të stadiumit kombëtar.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura