FOTO+VIDEO/ Policia qëllon me armë, ngjarje e rëndë në urën e Londrës, raportohet për disa të plagosur me thikë

Nov 29, 2019 | 16:13
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në urën e Londrës, ku raportimet e para janë për disa persona të plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se një person është ndaluar pasi policia u informua për një incident në Urën e Londrës. Shumë automjete të policisë dhe ambulancës janë në vendin e ngjarjes.

Policia ka zbuluar se të paktën një person është qëlluar gjatë incidentit.

“Ne jemi akoma shumë herët për të dhënë detaje të incidentit”, tha policia në një deklaratë për mediat.

Sky News po raporton se një burrë u qëllua për vdekje nga forcat e armatosura gjatë incidentit dhe të paktën pesë persona besohet të jenë plagosur me thikë në zonë.

BBC raporton se janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe imazhet që kanë postuar qytetarë të ndryshëm në Twitter treguan një kamion në mes të rrugës.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se dy burra janë shtrirë në tokë nga policia përpara se një prej tyre të merret nga oficerët e policisë. Mësohet se personi i dytë është qëlluar më pas nga oficerët.

21620272-7739057-image-a-46_1575037504320 21620402-7739057-image-a-52_1575037627658 5de1326085f5404f44300411

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura