FOTO+VIDEO/ Policia në aksion, liron lokalet nga zaptuesit

May 6, 2016 | 12:07
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për bastisje për lirimin e objekteve nën dyshimin që janë të uzurpuara. Deri me tani bëhet e ditur se rajonin e Prishtinës, janë liruar këto katër lokale: Bab Clube; Market Albi Lakrishte; Lokali Union rr. Tirana dhe Lokali la Bocca, sheshi Zahir Pajaziti.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se aksioni po zhvillohet në dy rajone të ndryshme të Kosovës.

Nderkohe, Zeri raporton se përfaqësuesi i pronarit të “Bab Club”, Arianit Koci ka thënë se do të ushtrojë ankesë lidhur me veprimin e gjykatës dhe prokurorisë që të mbyllet lokali, ngase siç ka thënë ai, pjesë e lokalit e cila është mbyllur ndodhët në gjykim që disa vite.

“Kjo pjesë e lokalit në kontest gjyqësor që disa vite. Pra jemi ën gjykim. Mendojë që gjykata dhe prokuroria në mënyrë të pa bazuar kanë gjykuar se lokali duhet të mbyllet. Ne e kemi respektuar urdhrin dhe e kemi liruar këtë pjesë të lokalit. Unë do të ushtrojë ankesë për këtë veprim dhe do vazhdojmë me gjykim”, ka thënë Koci.


Sekuestrimi by GazetaExpress

3 2 1

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura