FOTO+VIDEO/ “Kapa vetëm topin mister”, Kumbulla dhe Murinjo imitojnë përplasjen e famshme Alegri-Lautaro

May 14, 2022 | 7:10
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla dhe Zhoze Murinjo kanë qenë protagonistët e një episodi komik që tekniku portugez ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, i ngjashëm me episodin e përplasjes në Kupën e Italisë mes Alegrit dhe Lautaros.

pjimage (3)

Trajneri i Romës fillimisht postoi një video nga një seancë fizioterapie që po zhvillonte duke shkruar se ishte goditur nga një lojtar i tij, Murinjo më pas ftoi fansat të gjenin “fajtorin” mes Marash Kumbullës dhe Erik Karsdorp.

Më pas tekniku portugez postoi foton e kontaktit në stërvitje me mbrojtësin shqiptar, duke e treguar atë si “fajtorin” e ngjarjes.

Lojtari kuqezi reagoi me një koment në postim duke shkruar:

“Kapa vetëm topin mister”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura