FOTO+VIDEO/ Ish deputetja e PD tha se ka ndërruar jetë, ja si është gjendja e banorit të Astirit

Nov 12, 2019 | 11:45
SHPËRNDAJE

unaza12

Personi që shihni në fotot më poshtë, është një nga banorët e Unazës së Re i cili mbeti i lënduar sot gjatë përplasjes së banorëve me Policinë, për të penguar prishjen e banesave që preken nga ndërtimi i rrugës së Unazës së Madhe.

Ai quhet Mahmut Imallari dhe fotot e shkrepura nga LSA në vendngjarje e treguan atë të shtrirë në tokë.

Por në një lidhje live mediatike, ish deputetja e PD Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit kishte të konfirmuar nga famijlarët sic tha ajo se kishte mbetur i pajetë një person. Pampuri shtoi se viktima, banor në Astir quhej Mahmut Imallari dhe se trupi i tij ndodhej në morg.

unaza11

Por fatmirësisht, banori i Astirit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore sic shihet në foton më poshtë, në spitalin e Traumës fotografuar pak pasi ka marrë ndihmën mjekësore.

mahmuti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura