FOTO+VIDEO/ I riu që humbi jetën në Durrës nuk ishte vetëm në makinë, kur ndodhi aksidenti po fliste “live” me kamera. Dëshmitari…

Nov 1, 2019 | 9:49
SHPËRNDAJE

Erjon Beli, viktima e aksidentit të ndodhur rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, në Durrës, punonte si këngëtar në një lokal nate.

75442968_2664177536967627_4149571391626149888_n

30-vjeçari nga Kavaja mësohet se ishte bashkë me të vëllanë në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.

74705005_2664177556967625_4566218790257295360_n

Në momentin e aksidentit , i riu ishte duke folur live me kamera në celular, e personi në anën tjetër të telefonit ka parë të gjithë skenën e frikshme të aksidentit.

Shpërqëndrimi nga telefonata me kamera dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit që i mori jetën të riut, dyshon policia.

Njoftimi nga policia e Durrësit:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura