FOTO+VIDEO/ Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, reagon policia: Kemi shoqëruar 6 persona

Sep 3, 2018 | 14:09
SHPËRNDAJE

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se automjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa nga të dhënat e para policia dyshon se zjarri ka qenë aksidental.

makina

Mjetet janë një tip “Toyota” dhe tjetra “Benz”. Njëra është djegur në lagjen “24 Maji” e njohur si lagjia Çole, ndërsa tjetra në Skelë.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.09.2018, rreth orës 01:50, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në automjetin tip Benz me targa AA 303 OM, në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.

Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit S.S.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qellimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura