Foto+Video/ Dasma e vajzës së ish-Presidentit, detajet e mbrëmjes më të veçantë për Etida Topin

Jul 26, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Në një ambient me tavolina të vendosura nën qiell të hapur, me simbolin e lules së orkidesë së bardhë dhe atmosferën e dasmave tradicionale shqiptare. Kjo ishte atmosfera e veçantë mbrëmjen e djeshme në vilën e Bamir Topit.

b673c830-d2b7-4999-a29d-18908d27ffc0 copy
Ish-presidenti martoi vajzën e tij me djalin e biznesmenit të njohur, Luan Bregasi. Gazeta ka arritur të zbardhë disa nga detajet e mbrëmjes më të veçantë për Etida Topin dhe Ilir Bregasin. Rreth 450 të ftuar nga fusha e politikës, biznesit, kulturës etj., ishin miqtë në darkën e djeshme.

Një dekorim plot klas dhe finesë, që dominohej nga e bardha klasike, duke iu përshtatur detajeve të oborrit të vilës dhe pa i ndryshuar ato, krijoji atmosferën e një feste me shije të rafinuar.
vajza e ttt

Vajza 26-vjeçare e Bamirit, Etida, ndërroi tri fustane nusërie gjatë mbrëmjes, të cilët i përshtateshin çdo momenti të caktuar të darkës.

Surprizë për të pranishmit ishte veshja e dhëndrit, Ilirit, i cili u shfaq ndryshe nga dhëndurët me kostume klasike që jemi më- suar, pasi kishte preferuar xhaketën e bardhë dhe pantallonat e zeza.
983ea17f-28eb-445e-bfdc-01ad52276b04 copy

Atmosfera e festës nën dritën e hënës dhe yjeve kulmoi me tingujt e bandës së Juliana Pashës dhe Sidrit Bejlerit.
13754258_1250915278252132_3804648048814502696_n

Një dhuratë e veçantë për nusen. Një pemë ulliri, 3000-vjeçare me emrin e Etidës. Simbolika, e së cilës do të ngelet përjetë në shtëpinë e ish-presidentit…

13754105_1250912704919056_2389699404461881162_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura