FOTO+VIDEO/ Çfarë ndodhi mes Ramës dhe deputetit të PD në Kuvend? Nisi me tone të ashpra, në fund i japin dorën njëri-tjetrit

Nov 24, 2022 | 13:22
SHPËRNDAJE

Sapo kryeministri Rama mbaroi fjalimin e tij të gjatë për Portin e Durrësit, deputeti i PD, Dashnor Sula u afrua në vendin ku qëndron kreu i qeverisë.

Me disa letra ne duar, Sula dhe Rama kanë diskutuar për disa minuta me njëri tjetrin, madje u duk sikur mes tyre pati debate, çka bëri që pranë tyre të afroheshin edhe punonjësit e sigurisë se Kuvendit.

Por në fund Sula dhe Rama, pasi u sqaruan i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Rama sot foli me tone të ashpra, madje nuk i kurseu as ofendimet ndaj opozitës. Në momentin që Rama ishte duke folur në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka nxjerrë një fotografi të ministrave të qeverisë, teksa darkojnë në Dubai te restoranti i Nusretit.

Pak kohë më parë kryeministri Rama, u përplas me deputetin Sula duke e quajtur atë “gjel deti i Peqinit”.

edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (1) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (2) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (3) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (4) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (5) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (6) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (7) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (8) edi rama dashnor sula parlament debate porti i durresit (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura