FOTO+VIDEO/ Aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama

Nov 27, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e aksidentit që ndodhi sot në Korçë ku u përfshinë disa makina. Ngjarja ka ndodhur ne aksin Korçe-Pogradec. Sipas informacioneve janë më shumë se katër persona të cilët po marrin mjekim.

Dy automjete të eskortës së kryeministrit Edi Rama janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditënë hyrje të qytetit juglindor, ku janë përplasur 3 automjete, dy prej tyre të eskortës së Ramës. Mësohet se janë plagosur dy gardistë dhe janë dërguar në spital, po ashtu bëhet me dije se ka një tjetë i plagosur.

 

aksidenti

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Makina e eskortës së kryeministrit Rama ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.
makina4 makina3 makina2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura